Marrëveshje e re me FMN? Angjeli shpjegon propozimin

Nga A2 CNN
27 Maj 2020, 15:24 | Aktualitet

Parlamenti pritet të miratojë këtë javë në seancë plenare marrëveshjen e kredisë prej 174 milionë euro që qeveria shqiptare i ka marrë Fondit Monetar Ndërkombëtar për zbutjen e efekteve të COVID-19. Bëhet fjalë për një hua që Shqipëria e merr si vend anëtar i FMN-së që prej vitit 1991. Ndërkaq palët kanë aktualisht një marrëveshje bashkëpunimi, por jo detyruese në drejtim të zbatimit të objektivave, si ajo e Artikullit 4 që qeveria Rama 1 e lidhi sapo erdhi në pushtet në 2013-ën, kundrejt një kredie me terma të butë në vlerën e 300 milionë dollarëve. Pas përfundimit të këtij programi, qeveria Rama 2 nuk e rinovoi një marrëveshje të dytë me terma të njëjtë, por e la një bashkëpunim të lirë, ku FMN është në rolin e këshilluesit për politikat makroekonomike. Një eksperiencë të ngjashme, Fondi Monetar e ka pasur më herët edhe me qeveri të tjera që kanë drejtuar vendin. Një ditë më parë, një komisionin parlamentar të ekonomisë, deputeti socialist, Anastas Angjeli, ish-ministër i Financave, bëri propozimin për një marrëveshje të re bashkëpunimi me FMN. A ka ardhur koha, duke pasur parasysh gjendjen e ekonomisë nën ndikimin e krizës së koronavirusit? Ai ishte i ftuar në A2 Business për të shpjeguar këtë propozim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos