
Disa çifte e kanë nisur jetën e tyre martesore, nën ujë, në ditën e Shën Valentinit. 9 nuse, veshur me fustanin e vellon e bardhë dhe bashkëshortët e tyre, u zhytën disa metra nën ujë, për t’u lidhur në martesë, në një ceremonitë veçantë, në Tailandë.
Nga pamjet duken çiftet, të cilët këmbejnë puthjet dhe bëjnë shenja dashurie nën ujë. Regjistruesit e martesës, të specializuar për zhytje, e organizuan ceremoninë, që zgjat për disa minuta nën ujë, duke bekuar çiftet e reja me ujë të shenjtë dhe petale trëndafili.
Edhe certifikata e tyre martesore u firmos nën ujë. Ceremonitë martesore nën ujë, organizohen çdo vit, për 3 ditë rresht, duke nisur nga dita e Shën Valentinit. Pas ceremonisë nën ujë, ata marrin pjesë edhe në ritet budiste, për fat dhe bekimet në ditën e të dashuruarve. Në 1996, ky event u fut në librin e rekordeve botërore Guinnes, si martesat më të mëdha në botë nën ujë. (A2 Televizion)