Masakër e paimagjinueshme në Tajlandë, ish-polici vret 31 persona në çerdhe

Nga A2 CNN
6 Tetor 2022, 10:26 | Bota

Të paktën 31 persona humbën jetën, pjesa më e madhe e të cilëve fëmijë, pasi një ish-oficer policie hapi zjarr me një armë automatike në një çerdhe në Tajlandë.

Qindra forca policie kanë rrethuar zonën e Nong Bua Lamphu, ndërkohë që autori është vetëvrarë gjatë ndjekjes nga efektivët.

Sipas të dhënave paraprake, autori i këtij krimi të urryer sulmoi me armë dhe thikë fëmijët dhe prindërit e tyre në çerdhe, ndërkohë që motivet janë ende të paqarta.

Gjithashtu, mësohet se oficeri i policisë sapo ishte liruar nga detyra. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos