Masakër në Londër, vriten me thikë në shtëpi 4 anëtarë të një familjeje

Nga A2 CNN
26 Prill 2022, 07:20 | Bota

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Londër, këtë të hënë, ku katër anëtarë të një familjeje janë vrarë në shtëpinë e tyre. BBC raporton se gjyshja Dolet Hill, 64 vjeç, vajza e saj Tanysha Drummonds, mbesa e saj Samantha Drummonds dhe partneri Denton Burke, u ekzekutuan me thikë në Londrën Juglindore.

Policia hyri në shtëpinë e tyre pas një telefonate shqetësuese nga fqinjët, ndërsa ka arrestuar një 20-vjeçar me dyshimin për vrasje dhe ndodhet në paraburgim.

Mendohet se të pesë personat ishin të njohur me njëri-tjetrin.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe kryebashkiaku i Londrës, i cili shprehu ngushëllimet dhe i kërkoi kujtdo që kishte informacion në lidhje me incidentin të kontaktonte menjëherë oficerët e policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos