
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e së enjtes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku 8 persona, pjesëtarë të një familje u gjetën të vrarë me armë zjarri në banesën e tyre në qytetin e Enoch në Utah.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, 5 prej viktimave janë fëmijë të mitur, ndërkohë që janë ende të paqarta shkaqet e këtij krimi të rëndë.
Policia i gjeti trupat e pajetë të familjarëve pranë njëri-tjetrit pas një telefonate që mori për dhunë në familje.
Kryebashkiaku i Enoch deklaroi se qyteti ka mbetur i shokuar nga ky krim i rëndë, ndërkohë që një shpërblim është ofruar për gjetjen e autorëve. (A2 Televizion)