
Flamujt janë ulur sërish në gjysmë shtizë në Shtëpinë e Bardhë, në homazh të viktimave të masakrës në paradën e 4 korrikut në Highland Park te Ilinoisit.
Ndaj të dyshuarit për sulmin, 21-vjeçarit Robert Crimo u ngritën 7 akuza për vrasje të shkallës së parë.
Policia tha se Crimo kishte qëlluar me më shumë se 70 plumba kundër turmës. Besohet se i riu se ishte veshur si grua teksa kryente sulmin e planifikuar prej disa javësh, duke menduar se kjo do ta ndihmonte të fshihte identitetin dhe të arratisej duke u përzierë mes turmës në kaos.
Hetuesit zbulojnë se kishin pasur dy përballje me Crimo-n në 2019; për përpjekje vetëvrasje në muajin prill dhe konfiskim të armëve nga shtëpia e tij në shtator.
Në total, agresori vrau 7 persona duke qëlluar me pushkë nga tarraca e një dyqani pas pasi kishte nisur parada festive e 4 korrikut. Mosha e viktimave varion nga 35 në 78 vjen, ndërsa me 39 te plagosurve kishte edhe fëmijë. (A2 Televizion)