Masakra e Reçakut, Xhaçka: Kujtimi i mijëra të vrarëve nga regjimi serb në Kosovë kërkon ende drejtësi dhe pajtim

Nga A2 CNN
15 Janar 2023, 12:36 | Politikë
Masakra e Reçakut, Xhaçka: Kujtimi i mijëra të

Ministrja për Europën e Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka kujtuar sot masakrën e Reçakut të kryer nga ushtria serbe në Kosovë.

Xhaçka shkruan se sot kujtimi i tyre dhe kujtimi i mijëra burrave, grave dhe fëmijëve të vrarë në krime të tjera të panumërta të luftës të kryera nga regjimi serb në Kosovë kërkon ende drejtësi dhe pajtim.

“Përkujtojmë sot me nderim ?? burrat, gratë dhe fëmijët e pafajshëm që u masakruan në Raçak nga regjimi serb, në një akt të vrasjes së qëllimshme dhe pa dallim. Sot kujtimi i tyre dhe kujtimi i mijëra burrave, grave dhe fëmijëve të vrarë në krime të tjera të panumërta të luftës të kryera nga regjimi serb në Kosovë ?? kërkon ende drejtësi dhe pajtim. Por, gjithashtu shërben si një kujtesë e fuqishme se sa shumë i gjithë rajoni ynë duhet të punojë së bashku për të ndërtuar një të ardhme të paqtë dhe me prosperitet, e qeverisur me një filozofi që refuzon mentalitetin e genocidit i cili ishte përgjegjës për masakrën në Reçak”. (A2 Televizion)

Ministrja për Europën e Punët e Jashtme, Olta Xhaçka

A2 CNN Livestream

Latest Videos