A ndiheni të sfiduar në Shkodër? Noka: PS zero shans. Do të fitojmë edhe në Tiranë, Durrës e Elbasan

Nga A2 CNN
13 Janar 2023, 21:56 | Politikë
A ndiheni të sfiduar në Shkodër? Noka: PS zero shans. Do të

I pyetur nëse Partia Demokratike ndihet e sfiduar në Shkodër për shkak të kandidimit nga ana e kundërshtarëve të Benet Becit për këtë bashki në zgjedhjet e 14 majit dhe kalimit të Agron Çelës te PS, Noka tha se socialistët nuk kanë asnjë shans për të marrë këtë bashki. Në Intervistën me Merita Hakjan, sekretari i përgjithshëm i PD-së theksoi se përveç Shkodrës do të fitojnë edhe në bashkitë e tjera të mëdha si në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

“Mendoni se Shkodra tronditet nga makinacionet e këtij regjimi. Pas Enver Hoxhës njeriu më i urryer për Shkodrën është Edi Rama. Mendoni se shkodranët janë naivë dhe  gënjehen me makijazhe apo me skema? Në mënyrë absolute. Nuk lanë përpjekje pa bërë por nuk ia kanë dalë dhe nuk kanë asnjë shans. Mendoni se me këto lloj makinacionesh do të thyejë Shkodrën Rama, zero shans. Shkodra është nga qytete  ë të njeh akoma pa arritur ti që rrugës të bën skanerin pa mbërritur. Do të fitojmë në Tiranë, Durrës, Elbasan pa as më të voglin diskutim. I beson Tiranën Veliajt? E mbyti Tiranën me beton e kulla, Tirana do të votojë njeriun që është i zhytur në aferën e inceneratorëve pse mbron drejtësia Ramën, nuk do ta mbrojnë qytetarët Veliajn. Duhet të ishte në dyert e drejtësisë jo në zyrën e bashkisë. S’mund të hynte në burg Lefter Koka apo Alqi Bllako pa Veliajn, se janë bashkë. Çdo ditë firmosen 80 mijë euro nga Veliaj për incenerator që vidhen. Mund të votojnë qytetarët atë që bëri marrëveshje me Gomorran para Belind Këlliçit?”

Sa i përket deklaratës së mazhorancës se do të marrë 45 bashki, Noka tha se në 14 maj ky numër do të jetë ulur ndjeshëm.

“Këta mendojnë se gjithçka u takon atyre. Janë në panik e ndjejnë frymën dhe nuk është çudi kjo deklaratë me kohën do ta ulin numrin nga 40 do shkojnë te 30. Më 14 maj ky numër do të jetë ulur ndjeshëm. Nuk ka shqiptar që nuk i ka ardhur në majë të hundës me babëzinë, vjedhjen shpopullimin, masakrën që po i bëhet kësaj shoqërie në këto vite. Kandidatët tanë janë më të spikatur, më të lidhur me komunitetet dhe përfaqësojnë vlerat e tyre. Nuk përfaqësojnë krimin dhe korrupsionin si këta të rilindjes”.

Avantazhi i PD-së sipas tij është dalja e kandidatëve 5 muaj para zgjedhjeve, të cilët janë të gjithë në terren dhe kanë kohën e mjaftueshme për të punuar dhe hartuar strategji dhe për të takuar njerëzit.

Ndërsa strategjia e PD-së, theksoi Noka është harmonizim në të gjitha rrugët; aspekti mediatik rrugët sociale, kontakti direkt, ndërsa Rama do të përdorë gjithçka për zgjedhjet, madje edhe amnistinë për të burgosurit.

“Rama do të përpiqet me polici, SHIK, administratë t’i shndërrojë në militantë për të vjedhur zgjedhjet. Me terror e dhunë për t’u anëtarësuar te PS, ky është kriminalizim. Rama vazhdon pa më të voglin diskutim. Në 32 vite kurrë policia nuk ka qenë organ që mblidhte para për titullarët policia luftonte korrupsion që kur erdhi Rama është kthyer në organ të korruptuar e inkriminuar pa fund. Shefat e policisë nuk e njohin rrogën, janë miliarderë. Gëlon policia nga krimi dhe të inkriminuarit kurrë nuk ke qenë në këtë derexhe policia. Rama e ktheu nga polici shteti në polici politike. Amnisti për të burgosurit? Këta sa herë kanë nevojë për zgjedhje përdorin krimin, asgjë më shumë. Vetëm për këtë bëhet”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos