Masakra në shkollën e Beogradit, reagon Albin Kurti

Nga A2 CNN
4 Maj 2023, 12:21 | Ballkani
Masakra në shkollën e Beogradit, reagon Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me masakrën e një dite më parë në një shkollë në Beograd, ku një nxënës 14 vjeçar qëlloi me armë zjarri duke vrarë 8 bashkëmoshatar dhe një punonjës sigurie.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti shpreh ngushëllimet për familjarët e viktimave dhe uron shërim të shpejtë për të plagosurit.

“Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të thella për viktimat e të shtënave në shkollë, në Beograd, dhe për familjet e tyre... U uroj shërim sa më të shpejtë të lënduarve në këtë ngjarje tragjike”, shkroi Kurti.

Më herët për këtë ngjarje të rëndë reagoi dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos