
Nga 1 korriku, ka nisur zbatimi i ligjit për gjobitjen e personave që hedhin në treg qese njëpërdorimshe. Qershori ishte muaji ndërgjegjësues për të reduktuar qeset plastike, ndërsa fushata e nisur kalon në një tjetër mënyrë zbatimi. Tregtarët e fruta-perimeve duket se e kanë gjetur zgjidhjen.
“Kemi marrë qese letre, janë zgjidhje e mirë, përkohësisht”.
Qeset që vijojnë të jenë në treg janë ato me kapacitet mbi 10 kilogram, të cilat kushtojnë nga 10 deri në 30 lekë.
“Ne pensionistët për10 blerje, i thonë 1000 lekë, kështu që marrim trastat”.
Mos përdorimi i qeseve është i dukshëm. Qytetarët i janë rikthyer trastave.
Për ekspertët e mjedisit, sanksionimi me ligj për eliminimin e qeseve plastike është forma më efektive.
Ndikimi në mjedis do të ndihet shpejt, e aq më tepër edhe në shëndetin e qytetarëve.
Sipas ligjit çdo person që, prodhon, importon ose fut në Shqipëri qeset e holla me karakter një përdorimësh dënohet me 500 mijë lekë gjobë. Nëse shkelja është e ripërsëritur, gjoba shkon në 1 milion e 500 mijë lekë. (A2 Televizion)