Një burrë i cili po shndërrohet në grua ka deklaruar se martesa me partneren e tij është bërë edhe më e fortë.
39-vjeçarja Eva Echo, e cila më parë njihej me emrin Si Ng, ka tentuar të vrasë veten disa herë përpara se të pranonte se ishte transgjinore.
Kur dy vite më parë ia tha këtë gjë gruas Pippa, kishte frikë se ajo do ta linte, por ndodhi e kundërta.
Eva para operacionit në fytyrë Si duket Eva sot Eva dhe gruaja Pippa të fotografuar në vitin 2013 Eva në një foto të vitit 2012 Eva në vitin 2017 Eva në vitin 2017 (majtas) dhe 2018 (djathtas)
“Martesa ime tani është më e fortë se kurrë pasi më në fund jam vetvetja”, shprehet Eva.
“Pas shumë vitesh që nuk ndihesha rehat me veten, e kuptova që isha femër e ngecur në trupin e një mashkulli. Kisha frikë t’ia thoja gruas, por kur ia thashë si ndihesha, u përgjigj se e kishte një parandjenjë. Më siguroi që marrëdhënia jonë nuk do të ndryshonte. Që nga ai moment ndjeva sikur u largua një re e zezë që më qëndronte mbi kokë dhe m’u duk sikur më në fund doli dielli”, tregon 39-vjeçarja. (A2 Televizion)