Të shkatërruara dhe të mbushura me plehra, brenda mansioneve të VIP-ave në Majorka

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2019, 17:17 | Lifestyle

Nga muret e rrëzuara të Brad Pitt te oborri plot me plehra i Michael Douglas, fotot që po shihni tregojnë gjendjen e mansioneve në Majorka të yjeve të showbiz-it.

Brad Pitt bleu një shtëpi pushimi në Spanjë përpara 3 vitesh, por fqinjët e tij thonë se ylli i Hollivudit nuk ka shkelur kurrë brenda saj gjatë kësaj kohe. Kjo ka bërë që një pjesë muri rrethues i shkatërruar të mos jetë rregulluar ende.

Sipas agjentit të pasurive të paluajtshme, Alessandro Proto, Brad Pitt ra në dashuri me zonën pasi xhiroi aty filmin “Allied”. Aktori e bleu për 3,5 milionë euro në qershor 2016 në zonën e portit, në kohën që po ndahej nga Angelina Jolie. Por, Pitt nuk është parë kurrë në vilë dhe ky trend i VIP-ave që lënë bosh pronat e tyre po përhapet shumë në ishullin spanjoll.

Një banesë me vlerë 10,5 milionë euro ka edhe ish-tenisti Boris Becker, i cili sot ka falimentuar. Atë sot e kanë në menaxhim administratorët të cilët u përpoqën ta shisnin, por nuk ia dolën dot dhe tashmë duket se kanë hequr dorë nga shitja.

Ndërkohë, Michael Douglas ka 5 vjet që po përpiqet të shesë pronën e tij në Valldemossa, duke i ulur çmimin nga 50 milionë euro në 26 milionë euro. Në oborret e mansionit shikon vetëm plehra dhe thuhet se ai dhe bashkëshortja e tij nuk kanë qenë prej vitesh aty. Douglas e ka blerë pronën në vitin 1989 së bashku me gruan e atëhershme Diandra Luker për 3,5 milionë dollarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos