
Zbulohet super skema e mashtrimit me TVSH, duke shkaktuar 18miliardë lekë evazion fiskal. Prokuroria e Tiranës lëshon 25 urdhër arreste, mes të cilëve 13 persona janë arrestuar, ndërsa 12 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Ka qenë Drejtoria e Hetimit Tatimore e Tiranës e cila ka konstatuar e para skemën në tre subjekte duke ia referuar materialet më pas Prokurorisë.
Për këtë aksion, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Twitter.
"Ulja e taksave e lehtësimi tërësor i biznesit, synojnë dhe uljen e informalitetit dhe evazionit fiskal! Arrestimi i një duzine shkelësish dhe shpallja në kërkim e një tufe tjetër nga biznesi i madh, për mashtrim me taksat, është mesazh i qartë: Mos luani me taksat se ju gjen belaja", shkruan kryeministri shqiptar. (A2 Televizion)