
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë, Yuri Kim, ka shpërndarë një tjetër mesazh sensibilizues në rrjetet sociale për t’u mbrotjur nga pandemia koronavirus.
Diplomatja amerikane iu kërkon qytetarëve të mbajnë maskën dhe të respektojnë rregullat e thjeshta për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit
“Sepse jam mirënjohëse për çdo sakrificë të bërë nga mjekët, infermierët dhe shkencëtarët deri tani. Sepse kujdesem për familjen dhe kolegët, sepse në këtë jemi të gjithë bashkë. Maska ime për ty”, shprehet Kim. (A2 Televizion)