Kupa e Botës Katar 2022 është drejt fundit dhe përtej spektaklit, lojës së bukur dhe emocioneve, një rol të veçantë, ashtu sikurse në çdo kampionat botëror, luajnë edhe maskotat.
Fansat e duan karakterin e tyre ndriçues dhe argëtues, duke qenë se prezenca e tyre në çdo përballje të Katar 2022 ka qenë gjithandej, si një shenjë mikëpritjeje për ti uruar mirëseardhjen gjithsecilit.
Turneu i maskotave ‘mori jetë’ në vitin e largët 1966 në Angli. FIFA.com është kthyer pas në kohë dhe ka publikuar 14 edicionet e Kupës së Botës, bashkëngjitur maskotat personifikuese. (A2 Televizion)













