
Lajmi që Ronaldo mund të braktisë Botërorin edhe pse Portugalia ka kaluar në çerekfinale pushtoi mediat. Megjithatë, për të mohuar zyrtarisht të gjitha këto thashetheme ka menduar vetë sulmuesi.
Ronaldo është shprehur se grupi në kombëtare është shumë i bashkuar dhe nuk mund të përçahet nga forca të jashtme.
“Ky grup është shumë i bashkuar për t’u përçarë nga forca të jashtme. Jemi një komb shumë i guximshëm dhe nuk intimidohemi nga kundërshtarët. Këtu bëhet fjalë për një skuadër të vërtetë e cila do të luftojë për ëndrrën e saj deri në fund”, u shpreh Ronaldo.
Gjithçka nisi para ndeshjes me Zvicrën kur 37-vjeçari u la në stol nga trajneri Fernando Santos. Tashmë, Portugalia do të ndeshet në çerekfinale me Marokun që eliminoi Spanjën. (A2 Televizion)