
Pasi janë njohur me notat dhe kanë bërë gati përllogaritjen e pikëve, maturantët do të nisin nga 5 korriku e deri më datë 27 korrik përgatitjet e para për në universitet. Hapi fillestar është pagesa e tarifës së aplikimit për në arsimin e lartë.
Më datë 29, hapet formulari i aplikimit për maturantët. Edhe këtë vit do të jenë 10 degë si mundësi zgjedhje, ndërsa ata të cilët përfitojnë nga ulja e mesatares, do të kenë një shënim të veçantë.
Sa i përket degëve prioritare të shpallura nga Ministria e Arsimit, fakultetet përkatëse kanë afat deri më 29 korrik të bindin gjimnazistët për të qenë pjesë e auditorëve të tyre. (A2 Televizion)