Mbledhja e Këshillit të Mandateve që do të vendosë për kërkesën e SPAK për të arrestuar ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj është shtyrë për ditën e nesërme. Vendimi u mor nga mazhoranca pas kërkesës së avokatëve të Ahmetajt, të cilët pasi zbuluan se ish-numri dy i qeverisë nuk ndodhet në Shqipëri, kërkuan shtyrjen e mbledhjes për të marrë më tepër kohë për përgatitjen e mbrojtjes. Pas përfundimit të mbledhjes për mediat ka folur kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i cili ka kundërshtuar vendimin e mazhorancës, duke e cilësuar antikushtetues dhe tentativë për t’i dhënë kohë Ahmetajt. (A2 Televizion)
"Mazhoranca po tenton të shtyjë autorizimin për arrestimin e Ahmetajt për javën e ardhshme"
