Mazhorancë me 65 vota, riformatohet qeveria në RMV, më shumë ministra shqiptarë

Nga A2 CNN
1 Mars 2023, 11:11 | Ballkani
Mazhorancë me 65 vota, riformatohet qeveria në RMV, më shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut është riformatuar për të reflektuar dhe mazhorancën e re, me përfshirjen e Aleancës për Shqiptarët. Me propozim të kryeministrit, Dimitar Kovaçevski, parlamenti miratoi me shumicë të thjeshtë votash katër ministrat e rinj.

Krenar Lloga mori drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë, Fatmir Mexhiti, po udhëheq Ministrinë e Shëndetësisë, Azir Aliu, u konfirmua në krye të ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë dhe Kaja Shukova mori drejtimin e Ministrisë së Mjedisit.

“Si qeveri, vazhdojmë të zbatojmë në mënyrë efektive reformat në interes të qytetarëve dhe do të përforcojmë shumicën parlamentare, përgjatë rrugës së vendosur europiane, me qëllim anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian, si interes shtetëror dhe strategjik”, thuhet në një njoftim të qeverisë së Shkupit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos