Mbahen zgjedhjet e brendshme në Vetëvendosje, asnjë kandidat përballë Albin Kurtit

Nga A2 CNN
25 Shtator 2022, 10:43 | Kosova
Mbahen zgjedhjet e brendshme në Vetëvendosje, asnjë kandidat

Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë ka nisur mëngjesin e së dielës procesin e votimit për zgjedhjet e brendshme, në fund të së cilës do të dalë emri i kryetarit të ri.

Këto zgjedhje konsiderohen thjesht një formalitet për partinë në pushtet pasi kryeministri Albin Kurti, njëkohësisht dhe drejtuesi i Vetëvendosje nuk ka asnjë kandidat rival.

Votimi nisi në orën 09:00 dhe mbyllet në 19:00.

Kjo lëvizje në vitin 2005 e mori emrin Vetëvendosje dhe në zgjedhjet e para të brendshme të saj, Kurti u zgjodh kryetar. Këtë post ai e mbajti për gati një dekadë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos