Mbahet sot mbledhja e Komitetit të Ekspertëve

Nga A2 CNN
7 Prill 2021, 10:41 | Aktualitet
Mbahet sot mbledhja e Komitetit të Ekspertëve

Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet të zhvillojë sot mbledhjen e radhës për të prezantuar vlerësimet e situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit në vendin tonë.

Komiteti i Ekspertëve, gjithashtu, pritet të shqyrtojë masat e vendosura deri tani. Sipas burimeve, mësohet se do të qëndrojnë në fuqi masat e deritanishme dhe nuk do të ketë ndryshim të orës policore.

Një javë më parë Komiteti i Ekspertëve u mblodh jashtë radhe për të rikthyer në klasa vetëm maturantët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos