
Rikthehet fluksi në pikat kufitare në dalje të Shqipërisë i emigrantëve që kthehen në vendet ku ata jetojnë, pas festave të fundit.
Sipas të dhënave, në 24 orët e fundit në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë 1914 shtetas dhe kanë dalë 5874, ndërkohë që në Qafë Thanë kanë hyrë 2941 shtetas dhe kanë dalë 1565.
Fluks ka pasur dhe në Kakavijë, ku mësohet se në 24 orë kanë dalë nga territori i Shqipërisë 6083 persona dhe kanë hyrë 2189.
Fatmirësisht, ndryshe nga një ditë më parë në Kapshticë, nuk ka pasur radhë, pasi vijon të punohet në të dyja anët e kufirit me kapacitet të plotë, respektivisht me 4 sportele pala shqiptare dhe 3 ajo greke. (A2 Televizion)