
Emigrantët afganë që mbërritën natën e kaluar në Rinas, do të akomodohen në Tiranë.
Më herët, ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila po koordinon përpjekjet e Shqipërisë në ndihmën për afganët e shpërngulur, “derisa të lirohen strukturat hoteliere nga piku i sezonit turistik, grupet e tjera të afganëve, që do të vijnë në vazhdim, do të strehohen për pak ditë në konviktet e Qytetit Studenti”.
Emigrantët e parë, që mbërritën mëngjesin e së premtes u akomoduan një nga resortet më luksoze të zonës së Malit të Robit në Kavajë. Në total numri i qytetarëve afganë të mbërritur në Shqipëri në 48 orët e fundit është 275. (A2 Televizion)