
Mbi 300 avionë janë ulur në Rinas me tifozë nga Italia dhe Holanda për të ndjekur finalen e Conference League.
Ministrja Belinda Balluku, në një intervistë për A2 CNN, tregoi planin menaxhues të situatës si dhe mënyrën e kthimit të tifozëve pas përfundimit të ndeshjes mes Romës dhe Feyenoord.
“Situata është menaxhuar më së miri. Ka pasur një koordinim shumë të mirë. Deri tani nuk ka pasur asnjë vonesë, asnjë incident.
E njëjta situata edhe në Durrës, një situatë e qetë. Janë ndihmuar edhe tifozët që nuk kanë ardhur të organizuar.
Sa i përket kthimit, kjo mbetet një sfidë. Pas ndeshjes ka një grup që festojnë e një tjetër të mërzitur”, tha Balluku. (A2 Televizion)