Mbështetja në bujqësi e blegtori, dyndje të fermerëve që në ditën e parë të aplikimeve

Nga A2 CNN
20 Mars 2023, 14:25 | Aktualitet
Mbështetja në bujqësi e blegtori, dyndje të fermerëve

Hapja e aplikimeve për skemat subvencionuese në bujqësi ka bërë që në ditën e parë të ketë një dyndje dhe interesim të lartë të fermerëve.

Punonjës të zyrave lokale të bujqësisë në qarkun e Korçës janë përballur me numër të lartë fermerësh që kishin zënë radhë që në orët e para të mëngjesit për të kryer aplikimet përkatëse që në ditën e parë.

Shumica e aplikuesve, synonin skemat mbështetëse të naftës pa akcizë dhe atë të subvencionimit në blegtori dhe bletari.

Drejtori i Bujqësisë për qarkun e Korçës, apelon që fermerët që plotësojnë kriteret për skemat subvencionuese do të aplikojnë të gjithë dhe ata që nuk kanë mundësi të aplikojnë “online” do të ndihmohen nga specialistët e bujqësisë.

Edhe në Vlorë ka patur interesim të fermerëve për të aplikuar në skemat subvencionuese, pasi nuk kanë mundësi të aplikojnë online.

Në ditën e parë të aplikimeve për mbështetjen në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë, janë regjistruar mbi 10 mijë aplikime, një numër ky që në ditët në vijim pritet te disafishohet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos