Prezantueses i bie të fikët në transmetim direkt

Nga A2 CNN
19 Mars 2023, 09:53 | Aktualitet

Një prezantuese amerikane humbi ndjenjat dhe u rrëzua në tokë gjatë transmetimit direkt.

Alissa Carlson Schwartz, meteorologe në “CBS LA”, po jepte parashikimin e motit kur i iku ngjyra e fytyrës dhe u rrëzua.

Në Facebook, vetë Schwartz shkroi: “Falemnderit për të gjitha mesazhet dhe telefonatat. Do të bëhem mirë”.

Nuk dihet se çfarë e shkaktoi këtë episod, por diçka e ngjashme i ka ndodhur edhe në vitin 2014, kur punonte në një televizion tjetër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos