Rikthehen vdekjet nga koronavirusi, raste aktive vetëm në 6 qarqe

Nga A2 CNN
18 Mars 2023, 20:25 | Aktualitet
Rikthehen vdekjet nga koronavirusi, raste aktive vetëm në 6 qarqe

Ndonëse shifrat e infektimeve nga koronavirusi janë stabilizuar prej muajsh, një tjetër person ka humbur jetën në vendin tonë si pasojë e virusit vdekjeprurës.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë viktima është një 67 vjeçar nga qyteti i Sarandës.

Pas 303 testimeve të kryera gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar 7 persona të infektuar me koronavirus, ndërkohë që të shëruarit janë 6.

Ajo që bie në sy në buletinin e ministrisë është se tashmë në 6 qarqe të vendit nuk ka asnjë të infektuar me koronavirus, ndërkohë që numrin më të madh të rasteve aktive e mban Tirana me 136 nga 154 në total.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

 Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 303 testime, nga të cilët 7 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19:

5 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Durrës, Vlorë.

 Janë 154  qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit   ka 1 humbje jete me SarsCov2, një qytetar 67 vjeç, nga Saranda.

 Janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,961 që nga fillimi i epidemisë.

 Statistika ( 18 Mars 2023)

 Raste të reja ditore               7

 Të shëruar në 24 orë            6

 Të shtruar në spitale             4

 Humbje jete në 24 orë           1

 Testime ditore                        303

 Testime totale                   2,045,552

 Raste pozitive                      333,716

 Raste të shëruara                  329,961

 Raste Aktive                             154

 Humbje jete                              3,601

 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 Tiranë                      136

Berat.                         7

Fier                           5

Vlorë                         3

Durrës.                      2

Shkodër.                    1 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos