Atëherë kur nuk pritej, në muajt më të vështirë që Princ Harry ka kaluar, mbështetjen më të madhe ai e ka pasur nga kunata e tij, Kate Middleton.
Është “Closer Weekly” që zbulon detaje nga raporti i Harry dhe Kate, me të cilin Princi ka pasur një telefonatë sekrete, ku mbretëresha e ardhshme e ka inkurajuar që qëndrojë me kokën lart.
"Kate ka qenë në kontakt me Harry-n për t'i thënë që të mbajë kokën lart dhe të mos shqetësohet shumë për këto pengesa të përkohshme. Marrëdhënia e Harrit me Kate ka mbetur e paprekur dhe do të thotë shumë për Harry-n fakti që ajo vazhdon të tregojë mbështetje, veçanërisht në kohë të dëshpëruara si kjo, kur gjërat po shkojnë keq”, tha burimi i "Closer Weekly".
Kate thuhet se e telefonoi atë, pak pasi Harry humbi gjyqin me mediat britanike për t'i bërë të ditur se ajo e mbështeste në këtë kohë të vështirë.

Edhe pse publikimi i "Spare", autobiografisë në të cilën Princi Harry sulmonte thuajse të gjithë familjarët, dukej se kishte shënuar një krisje përfundimatre në marrëdhëniet me familjen.
Por, me sa duket, kunata e tij Kate po përpiqet të mbajë marrëdhënie të relaksuara, duke trashëguar rolin që i përkiste mbretëreshës Elizabeth II.
Mbretëresha e ardhshme ndjen shumë keqardhje për Harry-n dhe ka shtrirë dorën për ta ndihmuar atë.
Kjo mbështetje e Kate për Harry-n vjen në një kohë kur thashethemet tregojnë se ai është një hap larg divorcit nga Meghan Markle, ndërsa në SHBA miqtë e tij VIP e përçmojnë dhe madje edhe projektet e tij të punës në sektorin e argëtimit kanë rezultuar të dështuara. (A2 Televizion)