
Numri i viktimave nga koronavirusi në rang global kapërceu 1.2 milion, të hënën, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.
Të hënën, Johns Hopkins raportoi 1,200,310 vdekje koronavirus në të gjithë botën, me Shtetet e Bashkuara që mbajnë numrin më të lartë të vdekjeve nga virusi.
Deri më tani, Covid-19 ka shkaktuar më shumë se 230,000 viktima në SHBA.
Tronditës mbetet fakti se kanë kaluar vetëm dy javë që kur bota arriti në 1,1 milion vdekje nga pandemia.
Kjo tregon se numri i viktimave po rritet frikshëm, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në botë aktualisht është 46,500,057. (A2 Televizion)