Mbi 150 futbollistë të infektuar, por në Brazil nis sezoni i ri

Nga A2 CNN
12 Gusht 2020, 14:39 | Futboll
Mbi 150 futbollistë të infektuar, por në Brazil nis sezoni i ri

Kaos total dhe pandemi që nuk ka frena e megjithatë sezoni iri i futbollit sapo ka nisur. Ndodh në Brazil, në ligën e parë të futbollit, atje ku pavarësisht shifrave shqetësuese të infektimit me Covid-19, kampionati zhvilloi javën e parë fundjavën që lamë pas.

Në epiqendrën më të madhe të koronavirusit, pas Shteteve të Bashkuara, situata kritike me pandeminë është reflektuar edhe në futboll atje vetëm në muajin e fundit janë riregjistruar mbi 150 raste pozitive futbollistësh me koronavirus. Numrat flasin për një situatë jashtë kontrolli duke qenë se shifra e të prekurve kalon 350 persona nëse përfshihen edhe anëtarët e stafeve.

Megjithëse kampionati ka nisur disa takime u shtynë, të tilla si ajo mes Goias dhe Sao Paulos pasi ekipi vendas kishte 10 raste pozitive në skuadër dhe nuk kishte mjaftueshëm futbollistë për të zbritur në fushë. Situata më e rëndë është te klubi i Corinthias, me plot 23 futbollistë të infektuar. Më pas ndjes Goias dhe Botafogo me 22 dhe 18 persona të prekur respektivisht.

Vazhdimësia e kampionatit në këto kushte duket e pamundur. Federata Braziliane e futbollit nuk ka ndërmend të mbyllë sezonin e sapo nisur por ka njoftuar ndryshime në protokollin sanitar dhe shtim të numrit të testimeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos