
Një lajm i hidhur ul ndeshëm humorin e Dritës në Champions League. Ekipi kampion i Kosovës pas fitores 2-1 kundër ekipit të Andorrës të Inter d’Escaldes duhet të përballej sot në 18:00 me kampionët e Irlandës së Veriut, Linfield, por përmes një postimi zyrtar ekipi ka njoftuar se ndeshja nuk do të luhet.
Vendimi sipas ekipit nga Gjilani është marrë nga autoritetet zvicerane, ku luhet ndeshja finale që siguron një vend në turnin e parë të Champions, për shkak të gjetjes pozitiv të një lojtari ndaj COVID-19 gjatë testimit të fundit.
Edhe në ditët e kaluara Drita ka patur lojtarë të rezultuar pozitivë, si Hamdi Namani, por rezultatet e sotme e bëjnë të pamundur zhvillimin e ndeshjes në orarin e parashikuar.
Sipas vetë drejtuesve të Dritës, “Vendimi për fatin e ndeshjes do të merret në ditët në vijim nga komisioni i disiplinës, duke shpresuar që kjo mos t’i kushtojë ëndrrën e Championsit kosovarëve. (A2 Televizion)