Fitojnë favoritët, Shaktari dominon ekipin e Xhakës, Sevilla gol në fund kundër anglezëve

Nga A2 CNN
11 Gusht 2020, 23:01 | Futboll
Fitojnë favoritët, Shaktari dominon ekipin e Xhakës, Sevilla gol

Parashikimet nuk u përmbysën, është Shaktari që do të sfidojë Interin në gjysmëfinalen e Europa League, ndërkohë që Sevilla në minutat e fundit mposhti Wolvehamptonin.

Ukrainasit, që në fakt janë një ekip pothuajse i të ri brazilian, dominuan zviceranët e Bazelit me rezultatin 4-1. Ekipi i Taulant Xhakës, i cili doli për një dëmtim, asgjë nuk mund bënin përballë një teknike shumë më të lartë të Shaktarit, veçanërisht Taison, Marlos dhe Dodo.

Gjithçka u  thjeshtësua nga një gabim i portierit zviceran në minutën e parë, më pas rastet për Shaktarin ishin të shumta.

Shumë më e vështirë ndeshja për Sevillën, ku spanjollët fituan vetëm në minutën 88 me Okampos, me Woverhampton që gaboi në pjesën e parë një penallti, por më pas u tërhoq dhe Sevilla meritoi kualifikimin në gjysmëfinale kundër Manchester United. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos