
Manchester United i bashkohet Interit si gjysmëfinalistja e dytë e Europa League.
Anglezët mundën danezët e FC Copenhagen 1-0 jo pa vështirësi, madje me një penallti në minutën 94 të kohës shtesë, e realizuar nga Bruno Fernandes.
Gjatë pjesës së parë, “djajve të kuq” u ishte anuluar një gol me sistemin VAR. Britanikët tashmë presin fituesen e sfidës midis bashkatdhetarëve të Wolverhampton dhe Sevijës. (A2 Televizion)