Mbi 150 milionë të prekur nga Covid-19 në mbarë botën dhe 3.1 milionë viktima

Nga A2 CNN
30 Prill 2021, 07:50 | Bota
Mbi 150 milionë të prekur nga Covid-19 në mbarë botën

Mbi 150 milionë raste të COVID-19 janë regjistruar në të gjithë botën, që nga fillimi i pandemisë. Këto janë të dhënat e publikuara nga Universiteti Johns Hopkins.

Kjo shifër vjen më pak se 13 muaj pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi zyrtarisht shpalljen e pandemisë pas shpërthimit të koronavirusit.

Pavarësisht zhvillimit të shpejtë të vaksinave të shumta për virusin dhe një numri vendesh që vendosin nën kontroll infeksionet e Covid-19, ka ende qindra mijëra raste të reja çdo ditë.

Sipas Johns Hopkins, më shumë se 905 000 infeksione të reja u regjistruan në botë vetëm të mërkurën.

Deri më tani, më shumë se 3.1 milionë njerëz kanë humbur jetën nga koronavirusi në të gjithë botën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos