Mbi 180 mijë të vaksinuar në të gjithë vendin, Rama e Manastirliu në qendrën e vaksinimit në Roskovec

Nga A2 CNN
3 Prill 2021, 13:49 | Aktualitet
Mbi 180 mijë të vaksinuar në të gjithë vendin, Rama e

Vaksinimi masiv është sot në ditën e shtatë të tij. Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kanë vizituar qendrën e vaksinimit në Roskovec.

 “Në Roskovec kemi ngritur një qendër vaksinimi të përqëndruar për të mos shkëputur shërbimet në qendrat shëndetësore”, - u shpreh ministrja.

Sipas saj në të gjithë Qarkun e Fierit janë kryer më shumë se 22 mijë vaksinime dhe sot është arritur mbi 180 mijë të vaksinuar në total, nga të cilët mbi 120 mijë janë të moshuar”.

Edhe këtu, sikurse në “Air Albania” kryeministri citoi artikullin e botuar mbi të dhënat e efikasitetit të vaksinave në Neë York Times, sipas të cilit Sinovac ishte  e para. Ndërkohë ministrja Manastirliu shtoi se efikasiteti i saj rritet për shkak të faktit se ka më pak efekte anësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos