Mbi 200 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Nga A2 CNN
26 Tetor 2020, 15:19 | Kosova
Mbi 200 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Kosova ka shënuar tre viktima nga koronavirusi, për një total prej 666 humbje jetësh.

Në 24 orët e fundit, janë kryer 943 testime, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 205 persona. Qyteti më i prekur vijon të jetë Prishtina me 111 infeksione.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se me shifrat e sotme, numri total i rasteve pozitive është 18.148 ndërsa numri i rasteve aktive është 2332.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 62 pacientë, për një total prej pacientësh të shëruar 15150. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos