Mbi 30 grabitje banesash, shkatërrohet banda e hajdutëve shqiptarë në Itali, mes të arrestuarve edhe një grua

Nga A2 CNN
9 Gusht 2023, 11:43 | Kronikë
Mbi 30 grabitje banesash, shkatërrohet banda e hajdutëve

Autoritetet italiane kanë arrestuar 4 shqiptarë, mes tyre një grua, të moshës 20 deri në 40 vjeç me banim në La Spezia, të cilët janë vënë në pranga, pasi akuzohen se kanë kryer grabitjen e 30 banesave mes Parma, Massa Carrara, Luça dhe La Spezia.

mediat italiane thuhet se ata e kishin studiuar mirë çdo gjë dhe kishin etiketuar banesat ku do të kryenin vjedhjen.

Agjentët e njësisë hetimore të komandës provinciale të karabinierëve të La Spezia-s, pas hetimeve të gjata, zbatuan urdhrin për masën e sigurisë në burg  të lëshuar nga gjyqtarja hetuese e gjykatës së La Spezia-s, Diana Brusacà me kërkesë të zv. prokurorja Maria Pia Simonetti kundër tre burrave, ndërsa gruaja është akuzuar se ishte ajo që merrte sendet e vjedhura.

Pasi kanë mbledhur dëshmitë e viktimave, karabinierët kanë arritur të rindërtojnë kontekstin e veprimit të kriminelëve dhe pasi kanë kryer hetime të shumta kanë mbërritur në identifikimin e katër shqiptarëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos