
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2.598 testime dhe janë regjistruar 123 raste të reja me COVID-19.
Instituti i Shëndetit Publik njofton se janë shënuar 17 viktima për një total prej 5168 vdekjesh.
Një numër rekord prej 3.803 pacientësh janë shëruar ndërsa 6257 raste mbeten aktive.
Pas bilancit të sotëm, numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin fqinj shkon në 154.494. (A2 Televizion)