
Ulen rastet e reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut. Kështu në 24 orët e fundit janë regjistruar 150 raste të reja krahasuar me 171 që ishin një ditë më parë.
Po ashtu është ulur dhe numri i viktimave, i cili ka shkuar në 16 nga 25 që ishte ditën e djeshme.
Ministria e Shëndetësisë në vendin fqinj informon se për momentin shënohen 9955 raste aktive.
Pas shifrave të sotme, numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin fqinj shkon në 154.372, kurse I viktimave shkon në 5.151. (A2 Televizion)