Mbi 60 milionë dollarë investim, zbuloni kriptomonedhën e preferuar të shqiptarëve

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2022, 20:12 | Teknologji
Mbi 60 milionë dollarë investim, zbuloni kriptomonedhën e

Në Shqipëri tregu i kriptovalutave po zgjerohet dhe investimet në to po njohin rritje. Referuar të dhënave të algoritmit “Chainalysis” aktualisht numërohen më shumës e 28500 portofole, që përkthehet në rreth 1% të popullsisë, të cilët kanë investuar rreth 62 milionë dollarë.

“60% e shqiptarëve momentalisht kanë investuar në Ethereum, që është kriptomonedha e dytë më popullore”, thotë Eni Shtini, ekspert për kriptomonedhat. “Më pas, 10% ka investuar në Bitcoin, ndërsa 30% në kriptomonedha të tjera”.

Në raport me vendet e Rajonit, Shqipëria ka një nivel mesatar portofolesh investimi në kriptovaluta. Serbia është vendi me numrin më të lartë me gati 152 mijë investitorë, ndjekur nga Bosnje-Hercegovina me 45 mijë, ndërsa në vendin e fundit klasifikohet Mali i Zi.

https://a2news.com/2021/06/09/ekspertja-e-kriptovalutave-te-ardhurat-ne-shqiperi-nga-bitcoin-jane-sa-nje-e-treta-e-buxhetit-te-shtetit/
https://a2news.com/2022/01/21/nese-do-te-kishim-investuar-1-dollar-para-12-vitesh-ne-bitcoin-sot-do-te-kishim-rreth-34-milione-dollare/

Po në cilën prej morisë së madhe të monedhave digjitale ka më shumë siguri për të investuar? “Investimi më i sigurt pa dyshim është në Bitcoin. Kemi mbi 50 kompani sot që kanë investuar vetëm në Bitcoin, jo kriptomonedha të tjera”, thotë Shtini.

Aktorë nga tregu virtual i parasë tregojnë se kriptovalutat mbartin riskun për luhatje mjaft të madhe, edhe ditore, me ulje-ngritje që shpeshherë janë edhe dyshifrore në harkun e disa orëve, duke i bërë kështu paratë digjitale jo të favorshme si mjet i përditshëm transaksionesh. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/12/17/jane-zbuluar-90-te-bitcoin-por-shume-shpejt-kriptomonedha-mund-te-jete-e-pavlere/

A2 CNN Livestream

Latest Videos