
Pas mbledhjes së përbashkët të qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë në Shkup, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, u shpreh se janë firmosur disa memorandume të rëndësishme, me fokus të veçantë në energjetikë.
“Unë dhe Edi Kemi vullnet për bashkëpunim. E falënderoj Shqipërinë për mbështetjen gjatë periudhës së kaluar, në veçanti gjatë negociatave. Ju na dhatë mbështetje të plotë edhe pse disa nuk besonin. Dy vendet po shkojnë në rrugën europiane. Mund të bëjmë shumë më shumë së bashku. Jemi shembull sesi ndërtohen marrëdhëniet me fqinjët. Sot i tejkalojmë krizat së bashku në kuadër të Ballkanit të Hapur dhe Procesin e Berlinit. Nga kriza do të dalim së bashku dhe askush nuk do të lihet i vetëm.
Ne firmosëm shumë memorandume, me fokus të veçantë në energjetikë. Me këtë, ne krijuam një kuadër për projektet e përbashkëta për gazin dhe burimeve të rinovueshme të energjisë”, tha Kovaçevski. (A2 Televizion)