Mbledhja e dytë e përbashkët e qeverive Shqipëri-Mali i Zi

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2023, 09:15 | Politikë
Mbledhja e dytë e përbashkët e qeverive Shqipëri-Mali i Zi

Shqipëria dhe Mali i Zi do të mbajnë mbledhjen e dytë të përbashkët të qeverive përkatëse.

Takimi do të zhvillohet në Podgoricë, në ndërtesën e re të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi.

Dy kabinetet do të takohen rreth orës 10:30 dhe më pas do të mbajnë seancën e përbashkët. Në orën 13:00 do të nënshkruhet një ndër marrëveshjet më të rëndësishme të këtij takimi, që është ajo për ndërtimin e urës mbi lumin Buna. 

Gjithashtu, do të nënshkruhen edhe 9 marrëveshje e memorandume në fusha si energjia, peshkimi, mbrojtja e shëndetësia, si dhe marrëveshja për hapjen e kufirit të përbashkët në kalimin Shën Nikollë-Pulaj.

Më pas, kryeministrat e dy vendeve Edi Rama dhe  Dritan Abazovic do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos