Deklarata për çamët, PDIU i përgjigjet Berishës: U themi shqiptarëve mos votoni Fredi Belerin

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2023, 14:23 | Politikë
Deklarata për çamët, PDIU i përgjigjet Berishës: U

“Një gjë u them. Në qoftë se ka patur armiq më të egër, popullata çame ka patur Enver Hoxhën. Çdo çam duhet të mendojë kur afrohet me nipin e Spiro Kolekës dhe me të birin e Kristaq Ramës”.

Kjo deklaratë e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, konfirmoi se përçarja mes partive opozitarë tashmë është thelluar. Një ditë më pas, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet në një reagim për mediat i është përgjigjur Berishës dhe e akuzon se nuk ke ka ftuar kurrë për të qenë në koalicion për 14 Majin, por zgjodhi që të bashkohej me Vangjel Dulen. PDIU bën thirrje që votuesit në Himarë të mos votojnë Fredi Belerin, kandidatin e opozitës në zgjedhje pasi po bën fushatë me flamurin e Vorio-Epirit.

“Sot është koha t’i bëjmë thirrje shqiptarëve të mos votojnë Fredi Bejlerin, njeriun e akuzuar për masakrën e Peshkëpisë dhe i dënuar me vendimin e Gjykatës Vlorë me 3 vite burg për dhunim të simboleve shtetërore shqiptare. Shqiptarët nuk duhet të votojnë njeriun që bën edhe sot fushatë me flamurin e Vorio Epirit”, deklarata e PDIU.

Për sa i përket garimit në 14 Maj, PDIU konfirmon edhe njëherë që do të jenë të vetëm në këto zgjedhje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos