Presidenti Bajram Begaj e cilësoi 2022 si një vit të vështirë për sigurinë kombëtare. Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, kreu i shtetit kërkoi nga institucionet që të angazhohen maksimalisht për të përballuar sfidat që ka vendi para, jo vetëm në luftimin e kriminalitetit por edhe ndaj vendeve armiqësore. (A2 Televizion)
Mbledhja e Këshillit të Sigurimit, Begaj: Vendi cenohet edhe nga kriminaliteti e korrupsioni
