
Liderët e fuqive perëndimore u takuan sot në formë virtuale, në një takim emergjent të G7 ku ndodhej edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Tema e mbledhjes ishte pikërisht situata pas agresionit rus në fund të shkurtit të kaluar dhe ne veçanti shtimin e masave shtrënguese ndaj regjimit të Moskës.
Sipas burimeve amerikane, liderët kanë siguruar Zelensky për mbështetjen e tyre të fuqishme ushtarake por edhe ekonomike ndaj Ukrainës, ndërkohë që pikërisht pak para celebrimit të 9 majit, ku përkujtohet dita e çlirimit nga forcat nazifashiste, nga mbledhja doli mesazhi që Putin “po çnderon sakrificën e atyre milion persona që dhanë jetën gjatë luftës së dytë botërore”.
G7 vendosi sot masa edhe ndaj tre prej kanaleve mediatike më të rëndësishme ruse, pikërisht kanali shtetëror Russia-1, Channel One Russia dhe NTV, kanale që merrnin së bashku në një vit rreth 300 milionë dollarë në sponsorizime prej kompanive perëndimore.
Për rreth 2600 persona në Rusi dhe Bjellorusi eshte marrë vendim për përjashtim nga regjimi i vizave, në veçanti për zyrtarë të lartë të kompanive dhe bankave ruse, përfshirë ajo ndaj Gazprombank. Masat e marra nuk vlejnë, siç është nënvizuar, për asetet e vetë këtij instituti bankar me të cilin vendet perëndimore kryejnë pagesat për gazin rus. (A2 Televizion)