
Mbyllet mbledhja e sotme e Kryesisë të Partisë Socialiste dhe dalin emra të rinj si kandidatë për kryebashkiakë të ardhshëm në zgjedhjet e 30 qershorit.
Sipas burimeve të A2 CNN, do të jetë Dionis Imeraj konfirmohet si kandidaturë e PS në Dibër, duke rënë kështu kandidatura e ish deputetes të PDIU-së, Reme Lala.
Ndërkohë, në Vorë nuk pritet të kandidojë Sadi Vorpsi por Agim Kajmaku.
Valbona Sako pritet të kandidojë për PS-në në “betejën” zgjedhore në Bashkinë e Durrësit, kurse në Kurbin partia i ka besuar vendin Majlinda Carës.
Në Shijak, socialistët janë të orientuar për kandidaturën e Elton Arbanës.
Në këtë mënyrë, kompozohen edhe të gjithë kandidaturat e Partisë Socialiste, dhe mungojnë vetëm disa Bashki si Hasi dhe Peqini, që pritet të qartësohen në darkë.
Lista e kandidaturave të PS, sipas qarqeve
DURRËS
1. Durrës Valbona Sako
2. Krujë Artur Bushi
3. Shijak Elton Arbana
DIBËR
1. Bulqizë Lefter Alla
2. Dibër Dionis Imeraj
3. Klos Ilmi Hoxha
4. Mat Agron Malaj
LEZHË
1. Lezhë Pjerin Ndreu
2. Kurbin Majlinda Cara
3. Mirditë Ndrec Deda
BERAT
1. Berat Ervin Demo
2. Kuçovë Sybi Shehu
3. Poliçan Adriatik Zotkaj
4. Skrapar Adriatik Mema
5. Ura Vajgurore Juliana Memaj
ELBASAN
1. Elbasan Gledian Llatja
2. Belsh Arif Tafani
3. Cërrik Andi Salla
4. Gramsh Klodian Taçe
5. Librazhd Kastriot Gurra
6. Peqin ?
7. Përrenjas Nuri Belba
VLORË
Vlorë Dritan Leli
Konispol Shuaip Beqiri
Sarandë Ardian Gurma
Selenicë ?
Delvinë Majlinda Qelimi
Himarë Jorgo Goro
Finiq Kristo Kiço (MEGA)
KORCË
1. Korçë Sotiraq Filo
2. Devoll Eduard Duro
3. Kolonjë Erjon Isai
4. Maliq Gëzim Topçiu
5. Pogradec Ilir Xhakolli
6. Pustec Pali Kolevski
FIER
1. Fier Armando Subashi
2. Lushnjë Fatos Tushe
3. Divjakë Fredi Kokoneshi
4. Patos Rajmonda Balilaj
5. Mallakastër Qerim Ismaili
6. Roskovec Majlinda Bufi
GJIROKASTËR
1. Gjirokastër Flamur Golemi
2. Tepelenë Tërmet Peçi
3. Këlcyrë Klemend Ndoni
4. Libohovë Luiza Mandi
5. Memaliaj Gjolek Guci
6. Përmet Alma Hoxha
7. Dropull Dhimitër Tola
DURRËS
1. Durrës Valbona Sako
2. Krujë Artur Bushi
3. Shijak Elton Arbana
SHKODËR
1. Shkodër Valdrin Pjetri
2. Fushë-Arrëz Fran Tuçi
3. Malësi e Madhe Tonin Marinaj
4. Pukë Gjon Gjoni
5. Vau i Dejës Mark Babani
KUKËS
1. Has ?
2. Kukës Safet Gjici
3. Tropojë Rexhë Biberaj
TIRANË
1. Tiranë Erjon Veliaj
2. Vorë Agim Kajmaku
3. Kamëz Rakip Suli
4. Kavajë Redi Kraja
5. Rrogozhinë Haxhi Memolla (A2 Televizion)