Mbretëresha 94-vjeçare me shami në kokë, shfaqet në publik për herë të parë pas “skandalit”

Nga A2 CNN
3 Prill 2021, 14:15 | Showbiz

Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Charles u fotografuan për herë të parë së bashku që prej intervistës që “tronditi” themelet e monarkisë, ku Meghan Markle ngriti akuza të forta, madje edhe për racizëm ndaj familjes mbretërore.

Çifti u pa duke bërë një shëtitje larg personave të tjerë gjatë një fejese private, për të cilën mediat britanike nuk japin detaje. Në fotot e publikuara Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Charles duken të buzëqeshur, ndërsa mbretëresha mban edhe një shami në kokë.

Në anën tjetër, Princi Harry është fotografuar duke u relaksuar në një plazh në Kaliforni, gati 5 mijë milje larg Anglisë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/01/26/mbreteresha-elizabete-ka-nxjerre-ne-shitje-nje-pije-kanabisi-dhe-eshte-nje-sukses/

A2 CNN Livestream

Latest Videos