Mbretëresha Elisabeth nuk njeh moshë, 94 vjeç mbi kalë

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2020, 13:53 | Lifestyle
Mbretëresha Elisabeth nuk njeh moshë, 94 vjeç mbi kalë

Mbretëresha Elisabeth u fotografua teksa shëtiste me kalë rreth kështjellës së Windsor.

94-vjeçarja mbante një shami mëndafshi dhe një pallto bezhë për një udhëtim të qetë, teksa shoqërohej nga një ndihmës.

Mbretëresha dhe bashkëshorti i saj, Princi Philip, 99 vjeç, tradicionalisht e kalojnë sezonin festiv me familjen në Sandringham, në Norfolk.

Por, javën e kaluar u njoftua se çifti do të heqë dorë nga festimet e Krishtlindjeve në Sandringham dhe do të qëndrojnë në Windsor, ku ata janë izoluar me një pjesë të vogël të stafit që nga tetori për shkak të pandemisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos