“Mbreti” nuk mbahet si kafshë shtëpiake, policia i merr luanin familjes

Nga A2 CNN
28 Qershor 2021, 13:59 | Lifestyle

Autoritetet kanë “shpëtuar” një luan që po mbahej ilegalisht si kafshë shtëpiake nga një familje në Kamboxhia.

Zbulimi u bë nga videot e publikuara në rrjetin social Tik Tok, ndërsa mësohet se kafsha ishte importuar fshehurazi dhe mbahej në një vilë në kryeqytetin Phnom Penh.

Autoritetet nuk kanë njoftuar nëse pronari do të përballet me ndonjë veprim ligjor, ndërkohë që luani është strehuar në një qendër për kafshët e egra.

Organizata joqeveritare e shpëtimit të kafshëve Wildlife Alliance me anë të një postimi në Facebook shkruan se "kushtet në atë shtëpi ishin të papërshtatshme për një kafshë të egër". Autoritetet kanë “shpëtuar” një luan që po mbahej ilegalisht si kafshë shtëpiake nga një familje në Kamboxhia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos