
Grupi italian “Maneskin”, që triumfoi në Eurovision, është rikthyer në qendër të vëmendjes, pasi dy anëtarë të grupit shkëmbyen një puthje në transmetim direkt.
Puthja e shumëpërfolur ndodhi gjatë Polsat SuperHit Festival 2021, në Poloni, për të thënë se "dashuria nuk është kurrë gabim" dhe për të shtyrë përpara të drejtat e komunitetit LGBT+.
Damiano David, vokalisti i “Maneskin”, dhe Thomas Raggi, kitaristi i grupit u shprehën se “të gjithë duhet të jenë plotësisht të lirë të bëjnë çfarë të duan”.
“Maneskin” fitoi edicionin e këtij viti në Eurovision, me këngën “Zitti e Buoni”, duke qenë më i votuari në natën finale me 524 pikë. Pas fitores, grupi u akuzua për plagjiaturë, por dhe se konsumuan drogë live. (A2 Televizion)